Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës Tomash Szunyog, tha se për procesin e zgjerimit është shumë e rëndësishme reforma në administratë publike.
Në tryezën e zhvilluar sot “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”, ai tha se është i shqetësuar me vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
“Për procesin të zgjerimit është e rëndësishëm reforma në administratën publike. Janë të vështira dhe komplekse por janë të nevojshme. Në vitin 2019 kemi pasur rezultatet e para, pas këtij viti nuk kemi parë ndryshime në aspektin se si administrata është organizuar”, tha Szunyog.
Ai shtoi se vetëm gjatë javës së fundit u vodhën 2 milionë euro, prandaj edhe duhet pasur kujdes se si ndahen detyrat në praktik dhe parimet, transmeton lajmi.net.
“Vetëm javën e fundit patëm e 2 milionë euro u vodhën, prandaj edhe duhet të kihet kujdes se si janë të ndarë detyra në praktik dhe parimet. Ligjit përcakton bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ato mund të organizohen dhe ofrojnë shërbime”, shtoi ai.
Szunyog deklaroi se bashkimi i administratës publike dhe asaj të MPB-së nuk janë akoma të rregulluara mirë