Kur bëheni ndërmarrës, disa zakone duhet t’i eleminoni

Të gjithë kemi zakone “të këqija” në punë dhe shumica prej nesh duan t’i heqin qafe kur hedhin njn hap të ri në karrierën e tyre. Këto ‘vese’ na bëjnë më pak produktivë dhe na ulin pikë gjatë performancës sonë, por janë relativisht të padëmshme në jetën tonë të përditshme.

Disa gjëra ndryshojnë kur vendosni të bëheni sipërmarrës. Ju do të keni më shumë autoritet dhe më shumë liri, por vendimet dhe zakonet tuaja do të kenë shumë peshë. Jo vetëm që shumica e veprimeve që do të bëni do të kenë më shumë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe substancial te shëndeti dhe e ardhmja e biznesit tuaj, por do të shërbejnë edhe si modeli që do të marrin të tjerët nga ju dhe do të përcaktojnë tonalitetin e të gjithë organizatës.

Para se të vendosni të bëheni sipërmarrës këto zakone duhet t’i eleminoni:

Reklama e sponzorizuar
  • Mos planifikimi i ditës ose javës

Nëse keni një punë që nuk ju ngatërron shumë, kjo gjë nuk do ishte problem për ju. Por, si një sipërmarrës, nëse prioritetet e tua nuk janë të qarta, nuk do t’ua dilni kurrë situatave. Çdo ditë dhe çdo javë bëni një parashikim të detyrave dhe veprimeve që duhet të performoni dhe organizojini ato sipas rëndësisë.

  • Të bëni shumë detyra në të njëjtën kohë

Ju duket sikur ju kursen kohën, por në të vërtetë ju shpërqëndron. Detyrat që i bëni në të njëjtën kohë të gjitha i realizoni me më pak efiçiencë nëse do t’i kishit bërë individualisht duke u fokusuar më shumë te secila prej tyre. Si sipërmarrës i ri, fokusi është ai që ju duhet më shumë.

  • T’u përgjigjeni emaileve sapo ju mbërrijnë

Përgjgjiet e menjëhershme janë pothuajse një gjë e mirë gjithmonë, kështu që nuk mund të fajësojmë veten për këtë kur duam t’u përgjigjemi emaileve sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, t’i përgjigjesh gjithë kohës postës elektronike, është një mënyrë joefiçiente për t’u kujdesur për detyrat. Planifikojini projektet dhe detyrat tuaja dhe mos lejoni që në mënyrë të pamëshirshme emailet t’ju shpërqëndrojnë nga puna. Një përjashtim megjithatë lidhet me personelin e shitjeve, përgjigjia e një emaili për të cilët mund të jetë vendimtare për një shitje.

  • Të shtyni projektet për më vonë

Ajo detyra “e tmerrshme” që ju pret gjatë një dite normale pune mendoni se mund t’ju presë në tavolinën tuaj, por të zvarrisësh detyrat e vështira si një sipërmarrës që po përpiqeni të bëheni, thjesht jua përkeqëson punët. Nëse nuk e menaxhoni dot diçka, delegojeni detyrën ose kërkoni ndihmë nga jashtë. Mos e lër thjesht “për pastaj”.

  • Komunikimi në mënyrë jo efektive

Shkruarja në mënyrë jo efiçiente e emaileve apo e bisedave në mbledhje nuk shkakton asgjë serioze, por në kontekstin e një biznesi në fazë startupi, këto probleme mund t’ju shkaktojnë seriozisht dhimbje koke dhe firma juaj mund të japë përshtypjen e një kompanie joprofesionale. Bëni një inventar të aftësive tuaja të komunikimit dhe bëni përmirësime aty ku ka nevojë. Mos nxitoni për asgjë dhe mendoni me kujdes në lidhje me gjithçka që doni të thoni.

  • Të mos merrni kurrë një pushim

Ndonjëherë duket ide e mirë që të punoni gjatë orareve të pushimit me shpresën se do të përfundoni më shumë punë derisa në fund të ditës do të keni më shumë produkt. Megjithatë, të punosh gjatë pushimeve është e rrezikshme për psikikën dhe produktivitetin tuaj. Si një sipërmarrës, gjashtë orë pune me rezultat të shkëlqyer janë më mirë se tetë orë pune me rezultatin “Ok”.

Në pozicionin aktual mbase merrni pak vendime, në krahasim me shumë prej tyre që duhen bërë kur je sipërmarrës. Vendimet e vështira mund të mos i keni me qejf, por duhet ta gjeni zgjidhjen në një mënyrë ose tjetër. Edhe një vendim i keq mund të jetë më i mirë se të mos marrësh asnjë vendim, kështu që eleminojeni zakonin e shtyrjes së vendimeve.

  • Të mos thoni kurrë “jo”

Në rangjet e ulëta të hirarkisë së korporatës, fjala “jo” është tabu dhe të thënit “po” e ndeshim shpesh gjatë viteve të karrierës. Kur bëheni sipërmarrës, duhet të thoni edhe “jo”. Jo me çdo klient do ia vlente bashkëpunimi. Jo çdo kandidat për një vend pune është gjithmonë i vlefshëm për t’u marrë në punë. Jo çdo ide ia vlen ta ndjekësh.