Kreu kosovar i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, e ka pranuar se politika i ka fajet pse të rinjtë kosovarë po duan që të ikin nga Kosova.
Nuk e ka amnistuar as veten.
“Normal që e kemi fajin, edhe unë e kam fajin. Fajet i ka politika, i kemi të gjithë”, tha ai, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë të cilës i prinë.










