Saudi Aramco njofton se fitimet gjatë vitit 2020 kanë rënë për 44.4 për qind apo në 49 miliardë dollarë.
Gjiganti arab i naftës tha se ka fituar 49 miliardë dollarë, krahasuar me 88.2 miliardë dollarë që ishte gjatë vitit 2019.
Kompania më e madhe e naftës në botë njofton se rënia ishte për shkak të pandemisë COVID-19 gjë që tronditi tregjet e energjisë në botë.
“2020-ta ishte në një nga vitet më sfiduese në historinë e fundit, Saudi Aramco demonstroi ofertën e saj unike të vlerës përmes aftësisë së saj të konsiderueshme financiare dhe operacionale”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Amin Nasser.
Megjithatë, kompania tha se vazhdon të shpërndajë pagesën e dividendit te aksionarët e saj me vlerë 75 miliardë dollarë për vitin 2020.
Në vitin 2020, mbretëria regjistroi një deficit prej 79.5 miliardë dollarësh, ku të ardhurat e saj arritën në 205.5 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet e saj u rritën në 285 miliardë dollarë.