Kosova më e varfëra në rajon me ujëra

Kosova është vendi më sasinë me të ulët të ujit për kokë banori në rajon. Llogaritet se për kokë banori brenda një viti janë në dispozicion 1,600 metër kub ujë, apo rrjedhje totale 121.2 metër kub në sekond, përcjell Buletini Ekonomik.

“Nëse krahasohet me Shqipërinë (që është ndër vendet më të pasura me ujë), Shqipëria ka 13,000 metër kub ujë. Nëse shikohet në rajon me vende sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova prapë ka nivele të ulëta të ujit për metër kub – Maqedonia e Veriut ka rreth 3,000 metër kub ujë”, thuhet në raportin “Hidrocentralet në Kosovë”, të publikuar së fundi nga BalkanGreenFoundation dhe Indep.

Sipas Bankës Botërore, “Kosova është e pakët me ujë, shumë më pak se të gjithë fqinjët e saj, dhe gjithashtu ka në mesin e tyre nivelin më të ulët të zhvillimit dhe ruajtjes së burimeve ujore. Kjo e bën Kosovën shumë të prekshme ndaj goditjeve klimatike.”

Reklama e sponzorizuar

Kosova është vendburim i lumenjëve si Drini i Bardhë, Sitnica, Lepenci dhe si e tillë paraqet bazë të ulët të rrjedhës së ujit. Vetëm lumi Ibër është ai i cili buron në Mal të Zi dhe kalon nëpër Kosovë, dhe pikërisht ky lum mban edhe hidrocentralin më të madh të vendit. /Buletini Ekonomik/