Ari vazhdon rënien drejt 1,700 USD, niveli më i ulët në 2 javë

Ari

Ari është tërhequr në sesionin e së Martës në nivelin më të ulët në më shumë se 2 Javë, ndërkohë që dollari amerikan dhe interesat e borxhit janë rritur, për shkak të pritshmërive për një rimëkëmbje ekonomike.

Ari, që shihet zakonisht si një ruajtës i vlerës në periudha të trazirave ekonomike, është i ndjeshëm ndaj rritjes së interesave, pasi rrisin koston oportune të mbajtjes së metalit të çmuar.   Norma spot ra me 0.4% në 1,705 dollarë për onz, pasi preku më herët gjatë sesionit nivelin më të ulët që prej 12 Marsit. Analistët thonë se ndër faktorët kryesor tek rënia e çmimit të arit ishte rritja e interesave afat-gjatë të borxhit në Shtetet e Bashkuara.

Yieldet afat-gjata të Thesarit u rritën në nivelin më të lartë në 14 muaj, prej pritshmërive se iniciativa e infrastrukturës e presidentit Joe Biden, mund të nxisë më tej rritjen ekonomike. Një tjetër pengesë për metalin e çmuar ka qenë dollari amerikan, që është rritur në nivelin më të lartë në 1 vit kundër jenit japonez.  Analistët thonë se nëse vazhdojnë presionet për rënie poshtë nivelit prej 1,700 dollarë, perspektiva do të jetë negative për metalin.

Reklama e sponzorizuar