LG planifikon mbylljen për shkak të humbjeve të mëdha

LG Electronics tha të hënën se do të mbyllë biznesin e saj të smartfonëve pasi është në humbje.

Në janar, gjiganti elektronik i Koresë së Jugut tha se po shikonte të gjitha opsionet për mbyllje pas pothuajse gjashtë vitesh humbje që arrinin rreth 4.5 miliard dollarë (3.3 miliardë funte).

Reklama e sponzorizuar

LG kishte bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamera me kënd shumë të gjerë, duke u rritur në prodhuesin e tretë më të madh të smartphone-ve në 2013.

Por pronarët thanë se tregu i telefonisë mobile ishte bërë “tepër konkurrues”.

Derisa Samsung dhe Apple janë dy kompanitë për telefona të mençur më të mëdhatë, LG ka vuajtur me çështjet e saj të hardverit dhe softverit.

Vitin e kaluar ka shitur 28 milion telefonë, krahasuar me Samsungun i cili ksihte 256 milionë, sipas firmës kërkimore Counterpoint.