Gjuhët më të përdorura në internet

Përmbajtja online në world wide web shkruhet në mijëra gjuhë të ndryshme. Disa janë më të përhapura se të tjerat, por është interesante të shohësh se përdorimi online i një gjuhe jo gjithnjë përkon me numrin e personave që e flasin atë. Për shembull, Hindishtja është gjuha e tretë më e folur në botë, por nuk hyn tek ato gjuhë që përdoren më shumë në internet.

Anglishtja është gjuha më e përdorur në internet, e përdorur nga 60.4%, ose rreth 6 milionë nga Top 10 milionë faqet web. Nuk bën habi që është edhe gjuha më e përdorur në botë, me më shumë se 1.13 miliardë persona që e flasin atë. Në anën tjetër, gjuha kineze flitet nga 14.3% e popullsisë globale – më shumë se 1.11 miliardë persona – por përdoret vetëm nga 1.4% e Top 10 milionë faqeve web.

 

Reklama e sponzorizuar

Është interesante të shohësh se rusishtja renditet në vend të dytë në klasifikim, pjesërisht për shkak të pranisë së rëndësishme të Runet, komuniteti i gjuhës ruse në internet. Rusishtja është edhe gjuha zyrtare në shumë vende që bënin pjesë në Bashkimin Sovjetik. Edhe pse me shumë gjasa, anglishtja dhe rusishtja do të vijojnë dominimin në web, gjuhët aziatike kanë potencialin më të lartë të rritjes në përdorimin e internetit. Me një potencial ende të pashfrytëzuar nga më shumë se 1 miliard persona, përqindja e gjuhëve si ajo kineze dhe arabe mund të rritet së bashku me popullsinë online të rajonit.

Një vështrim te 20 gjuhët që përdoren më shumë në internet në top 10 milionë faqet web, krahasuar me përdorimin e tyre real në popullsinë globale.

 

Burimi: Visual Capitalist