Ari e mbyll javën në rritje / Mbështetet nga rënia e dollarit dhe shqetësimet mbi inflacionin

Ari

Ari është tregtuar i qëndrueshëm në ditën e fundit tregtare të Javës dhe pritet të tregojnë rritje për të tretën javë radhazi,  ndërkohë që rënia e dollarit dhe presionet inflacioniste kanë shtuar kërkesën për metalin e çmuar.

Norma spot e arit mbeti e pandryshuar në 1,874 dollarë për onz, pasi është rritur me 1.8% deri më tani për Javën.

Analistët thonë se të dhënat ekonomike ën SHBA kanë ofruar presione inflacioniste këtë javë, duke sjellë rënien e yieldeve dhe dolallarit dhe mbështetur arin.

Reklama e sponzorizuar

Valuta amerikane ka treguar rënie javore, ndërkohë që dhe interesat 10-vjeçare të Thesarit kanë rënë.   Zotërimet në SPDR Gold trust, fondin e listuar në bursë më të madh në botë që ndjek çmimin e arit, u rritën me 0.6% në 1,037 ton ditën e Enjte.

Ndërkohë, pranimi i rrezikut në tregjet financiar ka qenë i lartë, nxitur nga shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike në botë.

SCAN TV