Gjermania mund të arrijë 100% të energjisë së ripërtëritshme me kosto të ulët deri në 2030

Grupi konservator i klimës në Gjermani, KlimaUnion (ClimateUnion), i përbërë nga anëtarë të aleancës partiake qeverisëse CDU/CSU, ka lëshuar një letër pozicioni në të cilin kanë argumentuar që Gjermania mund të bëhet vendi i parë i industrializuar në botë që operon me 100 përqind të energjisë së ripërtëritshme, qysh në vitin 2030.

Grupi ka nënvizuar se kjo mund të arrihet në të njëjtën kohë duke ulur shpenzimet në transport, ngrohje dhe shfrytëzim të energjisë elektrike.

Në atë letër, KlimaUnion ka argumentuar se Gjermania mund të kursejë deri në 63 miliard euro në importe të energjisë në baza vjetore, në qoftëse vendi mund të arrijë të kompletoj tranzicionin drejt energjisë së ripërtërtitshme, i cili mund të shndërrohet në një “përforcues të rritjes” në rikuperimin ekonomik nga pandemia e koronavirusit.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, anëtarja e grupit, Wiebke Winter, tha se dokumenti i pozicionit duhet të shihet si një “ndihmë argumentimi” për manifestin zgjedhor të aleancës konservatore CDU / CSU që ofron “propozime konkrete” për të filluar ta bëjë Gjermaninë klimën neutrale tashmë gjatë periudhës së ardhshme legjislative deri në 2025.

“Këto janë vitet që kanë rëndësi”, tha Winter.

Bashkëthemeluesi i KlimaUnion, Heinrich Strößenreuther, tha që objektivi është që të joshin investitorë përmes derregullimit dhe të bëjnë njerëzit të shikojnë drejt përfitimeve financiare, të trasheguara përmesë një tranzicioni energjetik gjithëpërfshirës.

“Investitorë të uritur gjithmonë do të jenë më të shpejtë se shteti, ndalesat, dekrete ose regjime të ndërlikuara ndërkombëtare të çmimit të CO2”, ka argumentuar Strößenreuther, duke shtuar se objektivi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 shkallë Celcius sërish do të mund të ishte i arritshëm ‘me zero kosto për taksapaguesit’.

I nxitur nga kushtet e motit jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë dhe protesta në shkallë të gjerë të udhëhequr nga lëvizja Fridays for Future, ndryshimi i klimës është bërë një shqetësim kryesor i votuesve në Gjermani në vitet e fundit.

Në këtë mënyrë, Partia e Gjelbër, e cila shihet nga shumë votues si partia që trajton në mënyrë më rigoroze sfidat mjedisore, është duke u përgatitur për zgjedhjet federale këtë shtator, duke shkaktuar shqetësime në kampin konservativë që aleance CDU/CSU mund të parakalohen dhe mbase të bëhet partia më e popullarizuar në vend.

Ndryshe, aleanca e CDU/CSU tashmë ka prezantuar manifestin e saj, teksa mbetet e paksa e paqartë rreth klimës dhe energjisë, duke lënë mjaft hapësirë për negociata të mundshme të koalicionit qeveritar me konkurrentë si Partia e Gjelbër./kosovo.energy/