Demi: Një biznes i ri paguan 700 euro për një arkë fiskale

Pajisja me arka fiskale në Kosovë po vazhdon të mbetet sfidë e madhe për bizneset.

Agron Demi nga instituti GAP, përmes një postimi në facebook, ka shpjeguar monopolin të cilin po e gëzon një kompani e vetme në Kosovë për pajisjen e bizneseve me arka fiskale.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, një biznes i ri detyrohet të shpenzojë 700 euro për një arkë të thjeshtë fiskale, të cilën duhet ta blejnë tek vetëm një furnizues, në këtë rast GEKOS, përcjell Buletini Ekonomik.

Përveç çmimit absurd, Demi thotë se furnizuesi i arkave fiskale, që ende e gëzon monopolin që, sipas tij “ia kanë siguru institucionet e Prontos”, e vononë shpërndarjen e arkave me muaj të tërë, duke i bllokuar kështu bizneset e reja.

Kurse në anën tjetër, Agron Demi kritikoi edhe ATK-në, e cila po i dënon bizneset që hapen pa arka fiskale, mirëpo nuk po e mbanë përgegjësinë kompaninë për vonesat në shpërndarjen e arkave.

“Qeveria aktuale ka premtu ndryshimin e kësaj praktike, duke hjekë këto monopol absurd të shtrenjtë dhe duke e zavendësu atë me një program softuerik të ATK. Por, si me gjithçka tjetër, Qeverisë nuk po i ngutet, kurse në Program Qeverisës nuk e ke asnjë afat kohor se kur pritet të zbatohen pikat e programit”, ka shkruar tutje Demi. /Buletini Ekonomik/