Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e fundit ka marrë disa vendime, në mesin e të cilave edhe vendimin për nisjen e procedurave për rindërtimin e termocentralit ‘Kosova A’.
“Përgatitja e draft dokumentit Teknik lidhur me Termocentralin Kosova A dhe përgatitja e draft letrës për shprehjen e interesit lidhur me rindërtimin e saj. Pas përgaditjes së drafteve do të bisedohet me aksionarin”, thuhet në komunikatën e Bordit të KEK të lëshuar për media.
Në komunikatë thuhet se janë marrë edhe këto vendime.
Vazhdimi i procedurës për vlerësimin e rrezikshmërisë se vendeve te punës.
Fillimin e procedurës për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë se ripërtritshme.
Vazhdimin e zgjerimit të zonave të gjelbërimit rreth zonës së KEK-sha, në interes të komunitetit dhe ambientit.
Identifikimin e nevojave për staf deficitar dhe të domosdoshëm, dhe vazhdimin e procedurave të regrutimit konform ligjit.
Vazhdimin e procedurave të përkrahjes së kuadrove të reja dhe deficitare përmes bursave dhe intership për student.
Funksionalizimin e punës së mensës në TCB, dhe Renovimin e funksionalizimin e mensave të tjera si dhe ngritja e kualitetit dhe cilësisë se ushqimit.
Vazhdimin e auditimit të kontratave të mesme dhe të mëdha nga ana e auditimit të brendshëm nga periudha e inicimit të kërkesave deri në implementimin e tyre.
Inicimin e procedurave disiplinore nga ana e menaxhmentit, në pajtim me procedurën, për të gjitha shkeljet e evidentuara.
Drejtoria e njësisë qendrore për planifikim dhe strategjik i KEK-sha të riemërohet në Drejtoria për zhvillim strategjik dhe energji të ripërtritshme, dhe në kuadër të saj të merret me studimin dhe zhvillimin e energjisë solare dhe nga burime tjera të ripërtritshme.
Vazhdimin e procedurave të identifikimit të pronave të KEK-sha dhe vazhdimin e punës së task forcës për këtë qëllim dhe raportimi periodik nga ana e tyre.
Bordi më këtë rast vazhdon ti inkurajon punëtorët për vaksinim, si dhe menaxhmentin për përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të punës në pajtim të plotë me kërkesat ligjore dhe procedurat në fuqi.









