Kurti: Kompanitë që operojnë në parajsa fiskale nuk mund të marrin tender publik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e një konference për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se kompanitë që operojnë në parajsa fiskale, nuk do të mund të marrin më pjesë në prokurimin publik.

Sipas tij, shumë kompani që marrin pjesë në prokurimin publik janë degë të kompanive të ndryshme të regjistruara në Gjenevë, Maltë e vende të tjera ku nuk tregohen aksionarët e vërtetë por vetëm administatorët, përcjell Buletini Ekonomik.

Kurti ka thënë tutje se një Ligj i ri do të bënte që asnjë operator të mos mund të marrë pjesë në prokurimin publik pa shpalosur të gjithë përfituesit.

Reklama e sponzorizuar

“Ne e dimë se shumë kompani që marrin pjesë në prokurimin publik janë degë e kompanive të ndryshme të regjistruara në Gjenevë, Maltë e vende të tjera ku nuk tregohen aksionarët e vërtetë por vetëm administatorët. Një Ligj i ri do të bënte që asnjë operator të mos mund të marrë pjesë në prokurimin publik pa shpalosur të gjithë përfituesit. Dhe natyrisht nuk duhet të marrin pjesë kompanitë që operojnë në parajsa fiskale”, është shprehur Kurti. /Buletini Ekonomik/