Në ueb-faqen e menaxhuar nga BQK (www.RaportiKreditor.org) ju mund të kyçeni me Numrin Personal/Biznesit dhe 𝑭𝒋𝒂𝒍𝒆𝒌𝒂𝒍𝒊𝒎𝒊𝒏 tuaj personal, për të parë gjendjen tuaj në relacion me kreditë, kredit-kartelat, mbitërheqjet, garancionet, etj. në të gjitha bankat apo kompanitë e sigurimeve ku ju jeni të ekspozuar.
Perveç gjendjeve të sipërpërmendura në rolin e kredimarrësit, aty ju mund të shihni edhe gjendjen e ekspozimit në të gjitha instrumentet financiare kreditore, në të cilat ju jeni në role tjera, si: bashkëhuamarrës, garantues, ose në ndonjë rol tjetër.
Poashtu, aty shihni edhe ditët e vonesave që ju keni (nëse keni) si dhe ‘ratingut’ (nivelin e riskut) që momentalisht keni. Ku me A – konsiderohet si niveli më i lartë i sigurisë, ndërsa WO – konsiderohet niveli më i ultë, tregon që ju keni dështuar ta ktheni një kredi me herët.
Sidoqoftë, për të pasur qasje në këtë uebfaqe, fillimisht ju duhet të aplikoni për qasje në zyret e BQK-së, prej nga, pas krijimit te “Shfrytëzuesit” nga BQK, ju mund të qaseni kurdo dhe prej ngado.
Ky aplikacion përditëson të dhënat në baza të përmuajshme, deri me datë 15 të secilit muaj.
𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐚𝐧𝐭𝐞: Gjatë kërkesave tuaja për të marrë kredi në banka të ndryshme, ato kanë qasje (me aprovimin tuaj paraprak) në këtë raport dhe mund të shohin se kush ka shikuar/vizituar CRK-në tuaj më herët. Rrjedhimisht, nëse vërejnë që raportin tuaj kreditor e kanë vizituar edhe disa banka tjera paraprakisht, tendenca e bankës është që të refuzoj aplikimin tuaj për kredi, pasi që paragjykon se ju jeni një klient tashmë i refuzuar nga bankat e tjera.
Përgatiti: Kushtrim Morina
Konsulent Financiar