Turqia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të lajthisë. Në vitin e kaluar Turqia ka shënuar eksport prej afërsisht 34.370 tonë lajthi, me çka ka realizuar të hyra prej 2 miliardë e 260 milionë dollarë, njofton agjencia Anadollia (AA), përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas të dhënave të lidhjes së eksportuesve të frutave arrore të Detit të Zi, Turqia në sezonin e vitit të kaluar këtë shumë parash e ka fituar nga eksporti në 122 vende të botës.
Ky eksport është një rritje e rëndesishme krahasuar me vitin paraprak 2020, gjatë të cilit Turqia ka realizuar nga eksporti i 280 mijë tonë të lajthisë, 1.94 miliardë dollarë.
Gjermania tradicionalisht është një nga importuesit më të mëdhenj të lajthisë turke. Në vitin e kaluar gjermanët kanë importuar nga Turqia 82.646 tonë, gjegjësisht 536.3 milionë dollarë.
Pas Gjermanisë radhitet Italia si importuese e madhe e lajthisë turke me 497 milionë dollarë, pastaj Franca me 163 milionë dollarë.
Një nga tregjet që vitet e fundit ka treguar interesim të madh për lajthitë nga Turqia është Kina.
Vitin e kaluar këtij vendi i janë shitur mbi 11 mijë tonelata lajthi të cilat kanë sjell fitim 79.5 milionë dollarë./Buletini Ekonomik/