Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiane blihet sot me 121 lekë dhe shitet me 121.6 lekë duke mos pësuar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu nuk ka shënuar lëvizje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi vijon edhe sot të blihet me 144.5 lekë dhe të shitet me 145.6 lekë.

Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar një rënie të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot me 107 lekë dhe duke u shitur me 107.8 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi blihet sot me 115.9 lekë dhe shitet me 116.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje./SCAN TV/