Vetëm 23 vota ka marrë formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Për themelimin e këtij Komisioni votuan deputetët e opozitës, ndonëse nuk ishin të gjithë të pranishëm. Kundër kësaj votuan deputetë të VV-së.
Këtë iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e votuan deputetët e pushtetit, derisa kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.
“Konsiderojmë që kjo periudhë është shoqëruar me disa parregullsi duke fillua nga ngritja e çmimit, që ne e kemi proceduar në Gjykatën Themelore, pastaj edhe çështja e procedurës së blerjes së energjisë, që do ti ngris ky komision hetimor. Është tejet e nevojshme, ne si Grup Parlamentar besojmë që ky komision ka një punë të madhe, dhe të hedh dritë mbi zhvillimet”, është shprehur Tahiri.
Themelimi ishte propozuar nga PDK, derisa Komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor dhe do të përbëhet nga 11 anëtarë.