Sa kushton spinaqi në Kosovë, prodhimi dikton çmimet

spinaqi
Spinaqi ndikon pozitivisht në shëndet

Spinaqi në Kosovë konsumohet gjatë tërë vitit dhe thuaja në të gjitha stinët gjendet në tregjet tona.

Mirëpo, në periudha të caktuara kohore ai është shumë i shtrenjt dhe për këtë arsye konsumohet më pak.

Periudhat ku ky perim tregtohet me çmime anorme – nga 2-3 euro kilogrami, janë ato kur fermerët kosovarë nuk e prodhojnë fare, pra kur nuk ka spinaq vendor për tregjet e vendit, të cilat furnizohen  tërësisht nga importi, sidomos nga Shqipëria dhe Turqia.

Reklama e sponzorizuar

Në periudhat, kur spinaqi i kultivuar në  serrat e fermerëve tanë, siç janë ditë e para të pranverës dhe muajt e kësaj stine.

Por edhe në vjeshtën e vonë, çmimi i spinaqit ulet shumë dhe si i tillë konsumohet  me shumicë dhe nga të shtresat e shoqërisë.

Kërkesa për spinaq mbetet e lartë

Në këto periudha , kërkesa për të është e madhe.

Tregtohet me çmime të ndryshme dhe rëndom ato në markete e supërmarkete në krahasim me tregjet e pemeve dhe perimëve në Prishtinë janë më  paksa më të larta.

Aktualisht në tregun e madh të gjelbër në Prishtinë, çmimi i spinaqit dje dhe sot ka qenë në shumicën e shtandeve 50 centë kilogrami.

Spinaqi me cilësor shitej edhe deri në 70 centë për kilogram, ndërkohë që spinaqi më pak cilësorë, pati shtande ku shitej edhe 3 kilogramë për  1 euro.

Mirëpo, në tregun e gjelbër në Ulpianë, si gjithnjë tregtohej 2 fishë më shtrenjtë.

Aty kilogrami i spinaqit shitej me 1 euro. Çmimi i këtij perimi diktohet në raste të shumëta edhe nga freskia e produktit.

Spinaqi më i freskët ose që tregtohet po atë ditë që është vjelur shitet më shtrenjët sesa spinaqi që ka qendruar 2 ose më shumë ditë.

Edhe  nëpër markete të kryeqytetit,  çmimi i kilogramit të spinaqit sillet nga 95 centë deri në 1 euro.

Sa kushton preshi, një nga perimet e preferuara në Kosovë

Menaxheret e marketeve, në kushte anonimiteti thanë për Buletinin Ekonomik se edhe ata e marrin të freskët spinaqin.

Nëse ai prishet, siç thonë ata, duhet të gjuhet pasi që konsumatorët duan këtë produkt të fresktë dhe për këtë kanë mundësinë ta zgjedhin nëpër markete dhe tregje të tjera.

Aktualisht spinaqi që shitet nëpër marketet e tyre, por edhe në tregjet e gjelbërta të vendit, thuaja se i tëri  është vendor.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/