Ndërmarrja shtetërore e energjisë elektrike e Malit të Zi, Elektroprivreda Crne Gore (EPCG), ka përfunduar të gjitha përgatitjet për rindërtimin ekologjik të termocentralit Pljevlja dhe ka shpallur fillimin zyrtar për fund të prillit.
Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se ndonëse përgatitjet për rindërtimin ekologjik të termocentralit të qymyrit Pljevlja zyrtarisht kanë filluar në janar të vitit 2018, në një pikë, ishte e paqartë nëse termocentrali do të modernizohet dhe nëse do t’i zgjatet jetëgjatësia e operimit apo do të ndalet prodhimi.
Kontrata në vlerë 54 milion euro për rindërtimin ishte nënshkruar në qershor të 2020 me konsorciumin DEC International-Bemax-BB Solar-Permonte.
Puna për rindërtimin ekologjik të TC Pljevlja do të fillojë më 11 prill. Fillimi zyrtar do të bëhet më 27 prill, ka thënë Nikola Rovcanin, drejtori ekzekutiv i EPCG, ka raportuar Agjencioni Mina.
Rovçanin shpjegoi se kontrata për rindërtimin ekologjik ishte ndryshuar, gjë që do t’i kushtonte kompanisë 15 milionë euro shtesë.
Tutje, Rovçanin tha se TC Pljevlja ka shepnzuar orët e lejuar të operimit nga regjimi i përjashtimit i parashikuar nga Direktiva e BE-së për impiantet e mëdha me djegie (LCPD).
Prandaj, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë filloi një procedurë kundërvajtëse kundër Malit të Zi.
EPCG pret një rezultat pozitiv pasi që ka marr të gjitha matjet dhe hapat e mundshëm në kuptim të rindërtimit mjedisor dhe plotësimin e standardeve të BE për emetime të azotit dhe oksidit të sulfurit, si dhe grimcat, tha Rovçanin në një tryezë të rrumbullakët mbi implikimet e politikave të BE-së dhe zhvillimet e tregut në Mal të Zi, organizuar nga OJQ-ja Eko-ekip.
TEC Pljevlja është një nga pesë termocentralet e qymyrit në rajon nën mekanizmin e përjashtimit
TEC Pljevlja, një nga pesë termocentralet nën mekanizmin e përjashtimit në rajon, përdori 20,000 orët e tij të funksionimit në fund të 2020. Deri atëherë, ai nuk ishte modernizuar, kështu që duhej të mbyllej, por kjo nuk ndodhi. TEC Pljevlja siguron 40% të prodhimit të energjisë elektrike në Mal të Zi, kështu që mbyllja e tij do të rrezikonte sigurinë e furnizimit të vendit.











