Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka raportuar ministri i Financave, Hekuran Murati, rreth ndarjes së 100 milionë eurove për punëtorët, pensionistët dhe studentët.
Murati gjatë fjalës së tij, deklaroi se Qeveria e kundërshton një mundësi të dytë të tërheqjes së një pjesë të kursimeve nga Trusti.
Sipas tij, një mundësi e tillë nuk do t’i ndihmonte familjet në nevojë, pasi “ato mund të pësojnë nga inflacioni për shkak të qarkullimit të kapitalit”.
Murati theksoi tutje se 100 eurot e ndara tash së fundmi për secilin qytetar, mund të mos i zgjidhin shumë nevoja familjare, por do të ndihmonin ato.
Ai mori një shembull tek Franca, ku ajo ka ndarë nga 100 euro për familje, ani pse atje rroga e kalon 2-mijëshin.
Gjithashtu, edhe rritja e të hyrave nga ATK-ja ishte pjesë e diskutimeve të sotme në këtë Komision.
Sipas ministrit Murati, kjo rritje e të hyrave në Administratën Tatimore nënkupton që ka formatizim më të madh të ekonomisë në mbledhjen e taksave. /Buletini Ekonomik/