Sa kushton lakra, e pranishme në të gjitha stinët në Kosovë

Lakra
Lakra

Që në shkurt, pra ende pa u shitur në tërësi lakra vjeshtore, në tregjet e Kosovës kanë dalur lakrat e ashtuquajtura të reja, të cilat janë pak a shumë të dedikuara për sallata dhe për ushqime të tjera.

Lakra, llojet e shumta të saj, dhe që tashmë pas avancimit të konditave që ofrojnë serrate e ndryshme edhe në vendet kontinentale, siç është ky i yni, tani mund t’I gjej konsumatori, praktikisht në çdo stinë të vitit.  Duke filluar që nga vjeshta e vonë, kur tregjet tona janë të stërmbushura me lakër që kultivohet për ta bërë turshi dhe për ta konsumuar sa më gjatë që është e mundshme, tani lakrën mund ta gjesh edhe në stinët e tjera.

Që në shkurt, pra ende pa u shitur në tërësi lakra vjeshtore, në tregjet e Kosovës kanë dalur lakrat e ashtuquajtura të reja, të cilat janë pak a shumë të dedikuara për sallata dhe për ushqime të tjera. Fillimisht, pra në muajt e parë të daljes së tyre në treg, ato janë siguruar kryesisht nga importi prej Shqipërisë. Në ndërkohë, pra në muajt e mëpastajm, në prill dhe në maj, kjo lakër në tregjet tona vie edhe nga serrate e fermerëve kosovarë, sidomos të atyre nga rajoni i Preizrenit.

Reklama e sponzorizuar

Kjo lloj lakre, fillimisht, pra në shkurt dhe në mars, shitet me një çmim goxha të shtrenjtë, për t’u liruar ndjeshëm në prill dhe sidomos në këtë muaj. Derisa në shkurt, një kilogram i këtij lloji lakre ka kushtuar 1-1,5 e deri në dy euro, ose një kokë lakre mbi 1 euro, tani, në maj, një kilogram i lakrës së hershme tregtohet me 50 cent, ose po aq edhe një kokë këso lakre. Tani, në këtë muaj, konsumatori i vëmendshëm në tregjet e gjebërta, mund të gjejë edhe tre kokë lakre të hershme me çmim gjithsej 1 euro.

Lakra, sido që të jetë ajo, vjeshtore, e kuqe, e hershme, lulelakër etj. është një nga perimet që konsumohet relativisht shumë në Kosovë. Sidomos në shtator, kur edhe është koha e turshive ato shiten shumë dhe kur rëndom deri tani kanë kushtuar lirë. Në këta muaj, të vjeshtës së vonshme pra, lakra në Kosovë tregtohet me 15, 20, 30 e më së shumti 40 centë.

Gjithsesi, në vjeshtën e kaluar, në çmimin e këtij perimi kanë ndikuar çmimet e ngritura në të gjitha produktet e tjera bujqësore, prandaj edhe lakra ka kushtuar goxha më shumë se në vitet paraprake.

Për dallim nga tregjet e gjelbërta, në markete, supermarkete dhhe në shitoret kyu tregtohen pemët dhe perimet, edhe kilogrami i lakrës, kësaj të hershmës pra, edhe pse ka rënë ndjeshëm krahasim me muajt paraprak, shitet paksa më shtrenjtë.

Aktualisht kilogrami i lakres nëpër markete e supermarket është 50 deri në 70 centë. Lakra e cila tregtohet me këtë çmim është e importuar nga Shqipëria. Menaxheret e marketeve thonë për Buletinin Ekonomik se lakra si perim është e qendrushme mjaftë shumë.

Sipas tyre, ajo ka shitje të vazhdueshme pasiqë merret për sallata, për ushqime të përditshme dhe është një nga perimet që shquhet me përmbajtje të shumta të ushqyese dhe të vitaminave. Blendrita Avdiu/Buletini Ekonomik/