Nënshkruhet marrëveshja që mundëson pagesën e sigurimeve sociale dhe lëvizjen e punëtorëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Sektori i ndërtimtarisë

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen për pagesën e sigurimeve sociale apo tatimeve për punëtorët e të dy vendeve.

Sipas kësaj marrëveshje, do të mundësohet lëvizja e lirë e fuqisë punëtore.“Sot nënshkruajmë marrëveshjen administrative që do të bëhet e mundur sigurimi i skemave shoqërore, do të përfshijë përfitime për personat e punësuar, vetpunësuar si dhe për punëdhënësit”, tha ministrja shqiptare e Financave, Delina Ibrahimi gjatë takimit të dy qeverive në Prishtinë.

Ajo shoi se përfitimet do të janë për të punësuarit, vetpunësuarit dhe punëdhënësit.

Reklama e sponzorizuar

“Përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë dhe invaliditetit për të punësuarit, vetpunësuarit dhe punëdhënësit. Kurse e drejta në Kosovë do të përfshijnë pensionet, kontribuues të moshës dhe të drejtën për pension”, shtoi ajo.

Ndërsa, ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati theksoi se më këtë do të mundësohet lëvizja e fuqisë punëtore.

“Me këtë marrëveshje do të mundësohet lëvizja e lirë e fuqisë punëtore, përveç mallrave”, tha Murati.