Kroacia vendos çmime tavan, kaq do të shiten nafta e benzina në dy javët e ardhshme

Qeveria e Kroacisë ka marrë vendim që të vendos çmimet maksimale për produktet e naftës dhe derivateve të saj.

Sipas vendimit për dy javët e ardhshme në këtë shtet, benzina mund të shitet me çmim 1.73 euro, ndërkaq nafta me 1.79, raporton AlJazeera, transmeton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar

Me këto çmime tavan, nafta ka shënuar rënie prej 4.7 centë, ndërkaq benzina prej 6.4.