Kuvendi miraton dhjetëra projektligje

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë 19 projektligje, ndër të cilat edhe atë për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit dhe atë për përkujdesjen ndaj kafshëve. Disa prej projektligjeve janë mbështetur edhe nga deputetë opozitar.

Me 62 vota për deputetët kanë miratuar edhe projektligjin për arkivat shtetërore.

Reklama e sponzorizuar

Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për inspeksionin bujqësor dhe atë të produkteve për mbrojtjen e bimëve, më 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Tash e kemi në shqyrtim të dytë projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e ligjit për bletarinë. Janë propozuar dy amandamente për këtë projektligj, i hedhim në votim. Të shohim kush është kundër bletëve në këtë rast. Se i njoh këtu që e hanë mjaltën disa fort e ishalla nuk janë kundër bletëve”, ka thënë Konjufca derisa ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Për këtë projektligj kanë votuar 66 deputetë, pesë prej tyre nga opozita.

Kuvendi i vazhdon punimet në orën 15:30.