Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin për masat e përkohshme të produkteve bazë, në raste të destabilizimit të tregut.
Ky ligj u votua me 64 vota pro, asnjë kundër e asnjë asbtenim.
Tutje, Kuvendi me 65 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.
Ghithashtu, Kuvendi sot ka miratuar edhe zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.