Qeveria “Kurti” harron ekonominë, bien drastikisht Investimet e Huaja Direkte në Kosovë

Investimet e Huaja Direkte(IHD) kanë shënuar rënie drastike në tre mujorin e dytë të këtij viti, përkatësisht në periudhën prill-qershor 2023.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) vlera e përgjithshme e IHD-ve në këtë periudhë ka arritur në 184.4 milionë euro, apo për 12.5% më pak se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

“Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret”, bëhet e ditur në raportin e BQK-së.

Reklama e sponzorizuar

Sipas këtij raporti, sektori i patundshmërisë mbulon 60 përqind e përgjithshme të IHD-ve, apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023./Front Online/