Situata aktuale elektroenergjetike në vend, e mirë dhe stabile

Konsumi i rrymës dhe prodhimi nga kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike aktualisht janë aty-aty, përkatësisht prodhimi vendor nga termocentralet e Kosovës (B1 dhe B2 të Kosova B dhe A3 e A4 të Kosova A) dhe një sasi e rrymës nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës), po mjaftojnë për të përmbushur tërësisht nevojat aktuale të konsumit të Kosovës.

Buletini Ekonomik

Megjithë reshjet e mëdha dhe që po zgjatin, situata elektroenergjetike të hënën (21 tetor) nga zyrtarët e KEDS-it është vlerësuar e mirë dhe goxha stabile. Konsumi i rrymës dhe prodhimi nga kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike janë aty-aty, përkatësisht prodhimi vendor nga termocentralet e Kosovës (B1 dhe B2 të Kosova B dhe A3 e A4 të Kosova A) dhe një sasi e rrymës nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës), po mjaftojnë për të përmbushur tërësisht nevojat aktuale të konsumit të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, sot rreth mesditës dhe disa orë më pas, konsumi i energjisë elektrike në Kosovë ka shkuar deri në 877 megavatë-orë, ndërsa i tërë prodhimi i Kosovës (nga termocentralet dhe nga burimet e rinovueshme) e mbërrinë kuotën e konsumit.

Siç dihet, kur nga termocentralet e Kosovës gjenden në prodhim B1 dhe B2 të Kosovës B, që kanë bashkarisht kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e tyre është 520 megavatë, ose secili bllok, pra ka kapacitein në rrjet 260 megavat-orë dhe A3 dhe A 4 të Kosova A, me gjithsej 260 megavatë-orë, prodhohen diku afër 800 megavatshit.

Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, duhet shtuar këtyre ditëve me të reshura dhe me erë goxha intensive plus më së paku rreth 100 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës). Dhe kjo sasi, sipas zyrtarëve të KEK-ut, tani për tani është thuaja e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës gjatë këtyre ditëve.

Duhet theksuar, se sado që ka nis të shfaqen ditët me ulje të ndjeshme të temperaturave, ende konsumi i Kosovës nuk ka tejkaluar pikën kritike, që është mbi 900-950 megavtë orë.

Mirëpo shqetësuese është e dhëna se vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet nga 1,940 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën, 185 prej tyre është vërtetuar se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike, që i bie se 185 janë zënë duke e vjedhur energjinë elektrike. E alarmuar nga ky fakt i keqpërdorimit të vrazhdtë të rrymës nga konsumatorë të papërgjegjshëm, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar të hënën se brenda sezonës së vjeshtës dhe dimrit humbjet komerciale mund t’i kushtojnë Kosovës në vlerë prej mbi 100 milionë euro.

Sipas raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, këto humbje në vitin 2021 kanë qenë 6.16 për qind apo 386GWh.

“Me çmimet e importit të energjisë elektrike që pritet të mbretërojnë gjatë muajve në vijim, vazhdimi i një trendi të tillë të humbjeve komerciale mund t’i kushtojë vendit (konsumatorëve dhe buxhetit) më se 100 milionë euro gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit”, njofton ME-ja.

Po ashtu, u është bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit konform kompetencave të tyre ligjore, që duke pasur parasysh krizën energjetike në vend, të trajtojnë parandalimin dhe luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji në Kosovë. /Buletini Ekonomik/