Kurti shpenzoi afro 30 mijë euro për një vit, kabineti i tij afër 120 mijë

Tash Kurti i ka të dyja. Libra mund të mos ketë kohë për të lexuar sikurse kur ishte opozitar, por xhipat i ka gjatë gjithë kohës në dispozicion për punën që e bën si kryeministër.

Por çuditërisht, ani me ta vozitet përditë, shpenzimet për derivate te tij sic i tregon Qeveria e Kosovës janë vetëm 253 euro shpenzime për një vit.

Kurse ne total kabineti i kryeministrit për karburante harxhoi 8,174 euro.

Reklama e sponzorizuar

Edhe shpenzimet e tjera te Kurtit raportohen si minimale.

Sikurse në vitin e tij të parë ne krye te qeverise, edhe ne te dytin kryeministri nuk mori asnjë mëditje.

Ani pse pati shume udhëtime jashtë vendit, ai shpesh u pa qe për to te merrte biletë të klasit ekonomik.

E biletat janë shpenzimet më të mëdha të Kurtit gjatë vitit 2022, megjithatë ato kapin vlerën e vetëm  20,155 eurove.

Akomodi Kurtit i kushtoi 9,599 euro për një vit

Ndërsa shpenzime të tjera i pati vetëm 111 euro.

Në total Kurti shpenzoi  29,866 nga buxheti i shtetit për punën e tij si kryeministër gjatë vitit 2022.

Derisa kabineti i Kryeministrit Kurti në total shpenzoi 119,420 euro.

Nga ky kabinet vetëm për dreka e darka zyrtare u harxhuan 54,680, kurse për telefon  8,743.

Bashkëpunëtorët e Kurtit ne kabinet shpenzuan edhe 56,526 euro për bileta, 44,339 euro për akomodim, 15,486 euro për bileta dhe 3,068 për shpenzime tjera.

Ai që shpenzoi më së shumti nga kabineti i Kurtit është këshilltar politik, z. Jeton Zulfaj, me gjithsej 17,428 euro.

Pas tij është shefi i kabinetit, Luan Dalipi me 15,850 euro.

E treta në listën e shpenzimeve të kabinetit është Fëllanza Podrimja me  11,115 euro.

Duke vazhduar me Tienmu Ma që pati 10,741 euro shpenzime.

Kurse, fotografi Patrik Domi 10,073 euro i pati shpenzimet për një vit.

Pjesa tjetër e stafit harxhimet e një vjecarit i kishin nen 10 mije euro.