Ndahen 11 milionë euro për kreditimin e bizneseve

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndajë 11 milionë euro për mbështetjen e Fondit për Garanci Kreditore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë arsyetimit të këtij vendimi tha se me anë të kësaj mase do të rritet kreditimi për bizneset në vend.

Reklama e sponzorizuar

“Në vazhdimësi të mbështetjes së biznese prodhuese por edhe të atyre që janë në pronësi të grave, start-upeve dhe ato bujqësisë, zbatimi i masës 2.2 ka të bëjë me disbursimin e fondeve në kuadër të marrëveshjes që kemi me Bankën Investive Evropiane, e që është mbështetje për Fondin për Garanci Kreditore për të shtuar kapitalin që mundëson kreditimin shtesë të këtyre lloje të bizneseve”, tha Murati.

Sipas tij, kjo shumë do të mundësoj rritjen e portofolios së kredive investive për bizneset.

“Kreditimi i radhës sipas kërkesës së Fondit është në shumën prej 11 milionë eurove dhe këto mjete do të përdorën si mundësi për rritjen e portofolios për garantimin e mëtutjeshëm të kredive investive për këto lloj biznese”, përfundoi ai. /Telegrafi/