Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, që është prezantuar më 17 prill të këtij viti, vlerëson se në Kosovë 31.7 për qind e ekonomisë është jo-formale.
“Ekonomia e zezë u rrit në terma absolutë. Sektorët e ndërtimit dhe të tregtisë përjetuan humbjet më të mëdha në të ardhura për shkak të jo-formalitetit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas raportit të Bashkimit Evropian, në luftën kundër Krimit të Organizuar, Korrupsionit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, shkalla e jo-formalitetit, ekonomisë së zezë, sillet ndërmjet 28 për qind deri 31.7 për qind në Produktin e Brendshëm Bruto. /Buletini Ekonomik/