CEO I ALIBABA JACK MA DO TË DALË NË PENSION

Ma themeloj Alibaba në vitin 1999 dhe, në procesin e ndërtimit të kompanisë, u bë një nga burrat më të pasur të Kinës, me një pasuri prej rreth 40 miliardë dollarë. Nën menaxhimin e Ma, Alibaba u bë kompania më e madhe e tregtisë në Kinë dhe u zgjerua në industri të tjera si pagesa me celularë dhe cloud server. Ma, i cili është 54 vjeç, pas penzionimit do ti kushtojë shumicën e kohës dhe pasurisë së tij aktiviteteve të filantropisë dhe edukimit nëpërmjet Fondacionit Jack Ma, njofton gazeta ‘South China Morning Post’.

Drejtori aktual i Alibaba Daniel Zhang do të marrë rolin e Ma pas një viti kur ai të dalë në pension. “Fillimi i procesit të kalimit të udhëheqjes të Alibaba te Danieli dhe ekipi i tij është vendimi i duhur në kohën e duhur, sepse unë i njoh për së afërmi dhe ata janë gati për këtë punë. Unë kam besim të plotë në gjeneratën e re të liderëve”, shkrua Ma në një letër për aksionarët. Ma do të heqë dorë nga roli i tij si kryetar më 10 shtator 2019, dhe pastaj do të përfundojë mandatin e tij të tanishëm në bordin e drejtorëve të Alibaba deri në mbledhjen e përgjithshme vjetore të kompanisë në vitin 2020.

Megjithëse Ma po tërhiqet nga këto role, ai do të vazhdojë të qëndrojë si një anëtar i përjetshëm i Alibaba Partnership, një grup prej 36 partnerësh Alibaba që janë anëtarë senior. Partneriteti Alibaba ka të drejtën të emërojë shumicën e drejtorëve në bordin e kompanisë, duke ndikuar në drejtimin e saj në të ardhmen.

Reklama e sponzorizuar