Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në facebook thotë se tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin, me këtë rast, kanë organizuar pika grumbullimi për ndihmë në Prishtinë, Prizren e Gjakovë.
“Me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tri pika grumbullimi, në zyrat tona në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina)”, thuhet në postim.
VV thotë se pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile.
“Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe prej këtij çasti mund të lajmëroheni për t’i dorëzuar ndihmat tuaja”, thuhet në postimin e VV.
Pikat grumbulluese:
Zyra e LV! në Prishtinë
Rr. Kasëm Haxhimurati nr. 12
Ne lagjën Arbëri/Dragodan
Zyra e LV! në Prizren
Rr. Adem Jashari nr. 104
Në qendër, ngjitur me QMI, afër Shtëpisë së Bardhë
Zyra e LV! në Gjakovë
Rr. Ismail Qemali pn
Te çarshia e vjetër, përballë Rektoratit