Plagoset një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Nga të shtënat me armë zjarri në afërsi të Grandit në Prishtinë një person ka mbetur i plagosur, derisa i dyshuari është arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se një tjetër është lënduar, por që nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor.

Reklama e sponzorizuar

“Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë ka të shtëna me armë zjarri. Njësia policore ka dal në vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë. Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur”, ka thënë Krasniqi.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa viktima pas tretmanit është liruar nga QKUK-ja.

“Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar. Në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65. Është njoftuar prokurori kujdestar, me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar”, ka thënë Krasniqi.