Abdixhiku: Qeveria sot vendos për ndalimin e ndërtimeve në burimet ujore

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot gjatë ditës do të merret vendim për ndalimin e ndërtimeve në burimet ujore.

Ai në një vizitë bashkë me ministra tjerë dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në komunën e Ferizajt, ka thënë se Qeveria nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë licencë për asnjë hidrocentral.

Reklama e sponzorizuar

“Qeveria nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë licencë për asnjë hidrocentral, jo në këtë periudhë por pa u bërë një shqyrtim më i gjerë për politikat e deritanishme. Në këtë fazë ka një masë që po përgatitet për të ndaluar të gjitha punimet në burimet e ujit meqenëse uji është esencial për mirëmbajtjen e pastërtisë. Gjatë ditës së sotme do të merret vendim me institucionet për të ndaluar ndërtimet në burimet ujore”, ka thënë ai, raporton KOHA.