Qeveria miraton shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shfuqizojë vendimin për themelimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Me votat e anëtarëve të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar Task-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Më 26 shkurt 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themelojë një departament special anti-korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Ndër pikat e rendit të ditës të cilat u miratuan në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e planit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator.