Presidenti Biden ka lehtësuar një nga ndalimet e firmosura nga ish-presidenti Trump kundër punëtorëve të huaj të kualifikuar, që punëdhënësit amerikanë shprehen se nuk mund t’i gjejnë në tregun e brendshëm të punës.
Shumë grupe avokimi pro-emigracionit e nxitën Biden të hiqte ndalimin e të ashtuquajturve viza për punëtorët e huaj të kualifikuar, sapo ai hyri në Shtëpinë e Bardhë.
Në vend të kësaj, pa zhurmë, Biden priti gati tre muaj duke lejuar skadimin e këtij ndalimi në fund të marsit, siç ishte planifikuar.
Sindikatat pretendojnë se viza të tilla u lejojnë kompanive të sjellin punëtorë të huaj me paga dhe përfitime më të ulëta, sesa do t’u ofronin amerikanëve, raporton ATSh.
Shumica dërrmuese e studimeve kërkimore kanë arritur në përfundimin se vizat e punëtorëve dhe politikat e tjera më të hapura të emigracionit kanë dy ose më pak efekte negative mbi punëtorët e lindur në vend ose ekonominë.
Në fakt, shumë ekonomistë besojnë se punëtorët e huaj në ekuilibër kanë një ndikim pozitiv.
Qershorin e kaluar, Trump bllokoi hyrjen e mbajtësve të vizave H-1B, shumë prej tyre punëtorë të aftë të teknologjisë dhe dhjetëra mijëra shtetas të tjerë të huaj që punonin në punë të përkohshme ose sezonale.