Anketa: 14 për qind e kosovarëve shpenzojnë më shumë se të ardhurat mujore.

Një anketë e Bankës Botërore, e realizuar në vitin 2015, i nxjerrë kosovarët popull jo fort kursimtar.

Më shumë se një e treta e të anketuarve (34%) i shpenzojnë të gjitha të ardhurat e tyre mujore, ndërsa 78 për qind e tyre nuk e dinë sa shpenzojnë çdo muaj.

Përveç kësaj, 44 për qind kanë thënë se janë me borxhe, derisa 14 për qind  e tyre shpenzojnë më shumë se të ardhurat mujore. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar