Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publikimin e çmimeve ditore të artikujve bazë, nga 28 marsi deri me 3 prill.
Gjatë kësaj periudhe, ndryshime në çmim ka pasur orizi, nga 1 euro e 19 cent sa ishte gjatë së hënës së kaluar, në 1 euro e 5 cent, gjatë ditës së djeshme.
Dallime të vogla në çmim, gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe në sheqer, nga 4 euro e 50 cent, në 4 euro e 36 cent.
Ndryshime ka pasur edhe në çmimin e patateve dhe karburanteve.
Lexo edhe: