Dje, Komisioni Evropian ua ka propozuar shteteve anëtare të BE-së sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe ndalimin e importit të qymyrit, drurit, kimikateve dhe produkteve tjera në vlerë prej rreth 9 miliardë dollarësh në vit, kanë thënë burime brenda BE-së për agjencinë e lajmeve Reuters.
Për më shumë, BE do të propozojë edhe masa që mundësojnë ndalimin e eksporteve në Rusi në vlerë prej rreth 10 miliard dollarësh në vit, duke përfshirë edhe gjysmëpërçquesit, kompjutorët, teknologjinë për gazin e lëngshëm natyror dhe pajisje tjera elektrike dhe të transportit, tha i njejti burim për Reuters.
Me anë të këtyre masave do ti ndalohet hyrja në BE kamionëve dhe transportuesve rus, duke vështirësuar kështu edhe më shumë tregtinë, me përjashtime për disa produkte energjetike, ushqimin dhe ilaçet.
Ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia, nëse aprovohet nga shtetet e BE-së, do të jetë masa e parë e ndërlidhur me energji elektrike dhe e miratuar nga BE ndaj Rusisë, pasi e fundit kishte filluar pushtimin e Ukrainës.
Ndalimi i importit të qymyrit ishte propozuar qysh në muajin janar, por ishte kundërshtuar fuqishëm nga Gjermania, apo vendi në BE që më së shumti varet nga qymyri rus, ka thënë i njejti burim për Reuters.
Vetëm ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia do t’i kushtoj këtij vendi rreth 4 miliard euro në vit, ka thënë burimi brenda BE-së.