Monedha europiane e ka nisur javën negativisht pasi ka regjistruar një rëni të ndjeshme në raport me javën e kaluar teksa blihet sot me 121 lekë dhe shitet me 121.7 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka pësuar një rënie mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 142.7 lekë dhe shitet me 144 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës këtë të hënë pasi krahasuar me javën e shkuar blihet sot me 109.2 lekë dhe shitet m 110.2 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo referuar tregut të brendshëm valutor ka pësuar një rënie të vlerës teksa blihet sot me 117.6 klekë dhe shitet me 118.6 lekë./Scan Tv/