Qeveria thotë se nuk e ka gati platformën e aplikimit për 100 eurot e punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve

Euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marr vendim që për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu funksionalizimi i platformës do të ndodh shumë shpejt.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesat e punëtorëve të sektorit privat. Shumë shpejt do të dalim me njoftimin dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Ndërkaq jemi duke punuar në plaformën për shtesat për studentë. Edhe për këtë do të ju njoftojmë me kohë”, ka konfirmuar Kryeziu për Telegrafin.

Reklama e sponzorizuar

Lidhur me platformën, edhe Administrata Tatimore e Kosovës kishte konfirmuar se janë duke punuar në këtë drejtim.

Kjo masë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, buxhetit do t’i kushtoj rreth 100 milionë euro dhe përfshinë mbi 800 mijë qytetarë.