Murati tregon se kur do të janë gati shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur edhe një herë lidhur me shpërndarjen e 100 eurove në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Murati me anë të një konference për medie ka theksuar se komisioni i formuar për këtë çështje është duke i shqyrtuar aplikimet.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar. Më pas filluar të i trajtoj të gjithë një nga një. Është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën [Komisioni]”, tha Murati.

Reklama e sponzorizuar

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.