Sërish rritje e ndjeshme për valutat kryesore përballë lekut

Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e mërkurë teksa blihet sot me 112.3 lekë dhe shitet me 113.3 lekë  sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 140.4 lekë dhe është shitur me 142 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Monedha europiane ka pasur edhe ajo rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 120.2 lekë dhe shitet me 121 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka pasur një rritje përballë monedhës vendase teksa është blerë këtë të enjte me 116.2 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë./Scan Tv/