Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë këtë mëngjes me 112.7 lekë dhe është shitur me 113.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar vlera pozitive mëngjesin e sotëm teksa blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.7 lekë në raport me ditën e mërkurë.
Paundi britanik ka pësuar një zbritje të kuotës këtë mëngjes pasi krahasuar me dje është blerë sot me 137.3 lekë dhe është shitur me 138.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane ndërkaq vijon edhe sot të mos ketë luhatje të ndjeshme të vlerës pasi blihet relativisht njësoj si edhe një ditë më parë me 119.2 lekë dhe shitet me 119.8 lekë./Scan Tv/