Rënie e përgjithshme e valutave kryesore

Dollari amerikan pas një fillimi jave pozitiv ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi blihet sot me 113.8 lekë dhe shitet me 115.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka humbur pikë këtë të mërkurë pasi është blerë sot me 119.5 lekë dhe është shitur me 120.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rënie të fortë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë me 136.3 lekë dhe është shitur me 140 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka shënuar zbritje të vlerës duke u blerë sot me 113.5 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë krahasuar me ditën e djeshme./Scan TV/