Çmimi i naftës pëson rënie në bursa, në Kosovë mbetet i njëjtë

Çmimet e naftës ranë të martën pas një rënie të kërkesës për të në botë.

 

Të dhënat tregojnë se ka rënie të prodhimit global.

Prodhuesit kryesorë të naftës së papërpunuar pritet që të takohen gjatë javës për të përcaktuar nëse do ta rrisin furnizimin, raporton Reuters.

Reklama e sponzorizuar

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 99.09 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët nga 15 korriku.