Bordi i Zyrës së Rregollatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.
Kësisoj, rryma tash e tutje apo duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për 14% bazuar në këto tarifa.
Kështu ka marrë vendim Bordi i ZRrE-së të enjten, raporton Paparaci.
Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.