Sot pritet të konstituohet Komisioni Hetimor për Menaxhimin me Rezervat Shtetërore

Kuvendi i Kosovës

Sot pritet të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Iniciuesi për themelimin e këtij komisioni është shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Reklama e sponzorizuar

Ai kishte thënë kohë më parë që duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.