Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe drejtori i Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille, nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e projektit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin europian të transportit.
Marrëveshja, e nënshkruar në kuadër të vizitës së Kaja Kallas, Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, parashikon një grant prej 62 milionë eurosh nga Komisioni Europian për ndërtimin e hekurudhës strategjike. Ky projekt do të forcojë lidhjet rajonale dhe modernizimin e infrastrukturës shqiptare.Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, një nyje kyçe për trafikun hekurudhor, është pjesë e një infrastrukture më të gjerë që do të lidhë Shqipërinë me vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës.