Gjetjet e hulumtimit të Buletinit në energjetikë u ngritën në mbledhjen e Komunitetit të Energjisë në Vjenë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shpërndarë një video nga një mbledhje e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë me bazë në Vjenë, ku janë ngritur disa prej gjetjeve nga hulumtimi i publikuar në Buletini Ekonomik, rreth kostove enorme për transmision apo bartje të energjisë elektrike për importet e Kosovës.

Hulumtumi zbardhë një skemë të tregtarëve të energjisë që kishte cak Kosovën, të cilët dyshohen se manipuluan tregun përmes linjave të transmisionit, duke ngritur kostot për bartje të energjisë deri në 800 euro për megavatë orë.

Përmes NOA-s, KESCO-s i kushtoi deri në 800 euro vetëm për ta sjellë 1 megavat rrymë në Kosovë

Në mbledhjen e Komunitetit të Energjisë, ministrja Rizvanolli ka përmendur bllokimin e linjës së transmisionit Kosovë – Serbi, si një nga arsyet kryesore për rritje të kostove në importet e Kosovës.

Komuniteti i Energjisë, është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe një numër i shteteve të treta për të zgjeruar tregun e brendshëm të energjisë të BE-së në Evropën Juglindore dhe më gjerë.

Ministrja ka përmendur me këtë rast, disa prej gjetjeve që dalin nga hulumtimi i publikuar në Buletini Ekonomik.

“Kjo duhet të trajtohet me prioritet të lartë për tregun rajonal, për shkak se si pasojë e kësaj deri në 600 MW në kufirin Kosovë-Serbi mbeten të pashfrytëzuara për shkëmbime komerciale, duke minuar drejtpërdrejt integrimin e tregut dhe sigurinë e furnizimit. Për të ilustruar ndikimin financiar të kësaj cështjeje: vetëm me 2 dhjetor 2024, gjatë orëve të pikut, nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe nga ora 14:00 deri në 21:00, kërkesa për kapacitete ndërkufitare me Malin e Zi arriti në 551 megavat, ndërsa kapaciteti i disponueshëm ishte vetëm 192 megavat. Si pasojë cmimi i kapacitetit të transmsionit u rrit në 701 euro për megavat orë, një nivel jo normal, disa herë më i lartë se vetë cmim i energjisë elektrike”, ka thënë Rizvanolli me këtë rast.

Ndryshe gjatë vitit 2024, Buletini Ekonomik ka publikuar në seri hulumtimin rreth importit të energjisë elektrike për Kosovën gjatë vitit 2024.

Linku nga mbledhja ne Komunitetin e Energjise:

https://www.facebook.com/reel/816828061192749

Reklama e sponzorizuar

LEXO EDHE:

Tregtimi “në të zezë” i energjisë në vitin 2024 dhe anashkalimi i ALPEX-it nga “të gjithë”

Hulumtimi i Buletinit: ZRrE zhvillon takim në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, kërkon hetim rajonal